- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- A more pjesë në Cens 2023? Ndaj përvojën tënde
A more pjesë në Cens 2023? Ndaj përvojën tënde
Citizens Channel dëshiron të flasë me qytetarë të cilët janë bërë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë për Censin e Popullsisë dhe Banesave 2023 dhe duan të ndajnë me ne përvojën e tyre në mënyrën se si është kryer procesi.
Në shtator të vitit 2023, përmes INSTAT u bë e mundur panoramimi i gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë duke përfshirë lëvizjet demografike, aspektet sociale, ekonomike dhe numërimin e banesave.
Ne duam të mësojmë prej jush se sa të kënaqur jeni me këtë proces, sa i besoni të dhënave të nxjerra së fundmi nga INSTAT dhe si ndikojnë këto të dhëna në ndërveprimin tuaj social dhe ekonomik në shoqëri.
The post A more pjesë në Cens 2023? Ndaj përvojën tënde appeared first on Citizens.al.