- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- 14 milimetra shi paralizojnë Tiranën
14 milimetra shi paralizojnë Tiranën
Reshjet e dendura të shiut krijuan sërish kaos dhe bllokim masiv në Tiranë. Qytetarët kanë mbetur në trafik për orë të gjata, ndërsa u bllokuan akset rrugore kryesore të qytetit sikurse rruga e Elbasanit, kryqëzimi i Don Boskos, rruga e Kavajës, rruga e Durrësit, rruga Siri Kodra, kryqëzimi i 21 Dhjetorit si dhe rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës së Astirit.
Pamjet satelitore nga “Google Maps” tregojnë se thuajse i gjithë rrjeti rrugor i kryeqytetit mbetet i paralizuar, ndërsa përmbytjet e rrugëve kanë vështirësuar dhe kalimin e këmbësorëve.
Sipas përfaqësuesve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mëngjesin e sotëm, vetëm brenda një ore reshjet arritën në 13 milimetra. Qytetarët ndanë në rrjetet e tyre sociale situatën e rënduar në lëvizje dhe trafikun e krijuar në qytet, përmes videove dhe fotove.
Ndërsa platforma Acu Weather tregon se në Tiranë shiu arriti 14 milimetra, me nje total të reshjeve prej 5 orësh.
Në zonën e Astirit, qarkullimi u bllokua dhe vështirësua për më shumë se një orë.
Ali Demi nën ujë:
Gazetari Osman Stafa ka mbledhur video të ndryshme nga qytetarët të postuara sot në rrjetet sociale për situatën e krijuar nga rreshjet e shiut.
Gazetarja Ola Xama postoi në rrejtin e saj social “Facebook” trafikun e rënduar në kryeqytet.
Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që Tirana paralizohet nga shiu. Pak ditë më parë, të premten e 3 nëntorit, rrugët e përmbytura, dalja e Lanës nga shtrati, bizneset e përmbytura dhe trafiku i rënduar ishin një realitet që sollën dëme të konsiderueshme.
Bashkia Tiranë bëri thirrje për kujdes dhe uljen e lëvizjeve të panevojshme.
Probleme në qarkullim, përmbytje dhe dëmtim të banesave janë shfaqur edhe në qytete të tjera të vendit, sikurse në Vlorë dhe Mirditë.
The post 14 milimetra shi paralizojnë Tiranën appeared first on Citizens.al.